
Luizi hodhi një ide, që sipas tij, nëse ata nuk flasin fare gjithë kohën, “Vëllai i Madh” do i nxjerrë jashtë “burgut”. Sipas tij, të njëjtën gjë bëri ai dhe Efi dhe ata dolën nga dhoma e bebit.
Olta e pyeti Luizin se përse ai do të bashkohet me pjesën tjetër të banorëve dhe ai tha se atje jashtë është loja dhe se brenda në burg, nuk kanë se çfarë bëjnë.
Olta tha se ajo është vetë loja. Aty ku është ajo apo Luizi, bëhet lojë.
Luizi përsëriti edhe një herë idenë e tij, duke thënë se në qoftë se ata nuk flasin fare, nesër dalin jashtë.
