Pas kritikave nga opinionistja Zhaklin Lekatari, për mënyrën sesi disa prej tyre i pritën banorët e rinj, tre konkurentët kishin përplasje mendimesh, pikërisht për këtë çështje.
Olta i tha Armaldos se ai dhe Luizi, e trajtuan Keisin si “mall”. Ajo shtoi se Keisi është vetëm 22 vjeç dhe se është shumë e vogël të trajtohet në atë mënyrë.
Maestro e kundërshtoi mendimin e Oltës, pasi sipas tij, ai thjesht e ka afruar atë për ta futur në lojë.
Ky i fundit reagoi ashpër ndaj komentit të Oltës dhe i tha asaj se ajo nuk din asgjë, pasi nuk ka qenë prezente në disa momente.